Kjo është arsyeja pse Alban Ramosaj postoi foton nudo në Instagram.

162

Kanë kaluar disa muaj nga fotona e famshme e Alban Ramosaj, i cili një mbrëmje pozoi nudo, nga pjesa e prapme e trupit ndërkohë që ndodhej pranë detit. Sapo fotoja u publikua vërshuan menjëherë komentet dhe lajmet në portalet rozë pasi ky gjest ishte jo pak i guximshëm.

Asokohe, shumica prej komenteve tregonin se Albani me siguri e bëri për vëmendje dhe provokim mediatik këtë foto dhe ia arriti duke qenë se kjo e fundit u shpërnda në masë.

Megjithatë nuk paska qenë fiks kështu. I ftuar në Wake Up me Orin dhe Islin mëngjesin e sotëm, Alban Ramosaj tregoi se arsyeja për publikimin e asaj fotoje ishte tërësisht naive. Sipas tij, teksa ndodhej me shoqen e ngushtë dhe po kalonin kohë të bukur bashkë, për humor, postuan edhe atë foto.

Nuk e bëra për të thyer rrjetin, insiston Albani i cili tregon se ndonëse pati kritika për atë foto, në Instagramin e tij pëlqen të postojë çfarë atij i duket më e përshtatshme dhe kush ndihet keq apo bezdiset, është i lirë të mos e ndjekë më.