Alarmi i studiuesve: Bustinat prej najloni në çaj të rrezikshme.

352

Me ardhjen e stinës së vjeshtës, një filxhan çaj është ai që na nevojitet për çdo mëngjes apo edhe për një pushim pasdite. Por nëse nuk duam të rrezikojmë grumbullimin e grimcave mikro-plastike, duhet t’I kushtojmë vëmendje bustinave që blejmë.

Alarmi vjen nga një studim i Universitetit McGill në Montreal Kanada se qeset e çajit prej najloni dhe polietileni terefhalat, në kontakt me ujin e vluar lëshojnë miliarda mikro dhe nano-grimca plastikë. Megjithëse ende nuk është sqaruar ende nëse ato paraqesin rrezik për shëndetin tonë, është mirë të jemi të vetëdijshëm.

Mikro grimca plastike në filxhan.
Në studimin e tyre, të botuar në revistën shkencore ‘Science and Technology’, studiuesit kanadezë pasi zhytën në ujë bustinat e çajit, në temperature 95 ° C, kontrolluan mbetjet e krijuara.

Ata zbuluan se në një vëllim ekuivalent me një filxhan u shpërndanë 11.6 miliardë mikropërpjesa, dmth grimca me një diametër më të madh se 100 nanometër. Pastaj kimistët konstatuan se ato kishin në përbërje plastikë nailoni dhe polietileni. Studiuesi Nathalie Tufenkji shpjegon se këto grimca gjenden edhe në ushqime dhe pije të tjera porn ë çaj ato janë në një masë mijëra herë më të madhe.

A janë këto grimca të dëmshme për shëndetin tonë? E vështirë për t’u thënë për momentin. Pasojat në organizmin tonë, edhe pse nuk dihen, një gjë është e sigurt, rrezikshmëria e tyre varet nga sasia dhe frekuenca me të cilën konsumojmë çaj dhe infuzione të tjera të futura në filtra. Me pak fjalë, është më mirë të kthehemi te çaji bimor me filtra letre, i cili është I padëmshëm dhe gjithashtu është i riciklueshëm.