Sonila Meço zbulon çfarë i ka ngelur peng në jetë.

379

Gazetarja e njohur, Sonila Meço ka zbuluar në llogarinë në instagram një nga pasionet e saj të fshehura, por që nuk ka mundur ta ushqejë në kohë.

Një ndër pengjet e jetës, por në kohë për ta rikuperuar”, ka shkruar ajo krah fotos ku shfaqet në studion e emisionit Tempora me një violinë në krahë.

Mesa duket mësimi i violinës ka qenë një dëshirë e hershme e gazetares, të cilën vazhdon ta ketë njësoj edhe sot. Por siç është shprehur dhe vetë Meço, vullneti dhe dëshira nuk mungon për ta mësuar edhe në këto momente.

Me siguri Sonila do të kujdeset të marrë leksionet e para për të mësuar sadopak një nga instrumentet e saj të preferuara, violinën.