Ja arsyeja pse Rudina nuk reshti së qari në emision.

368

Ka ftuar personazhe pafund në emisionin e saj, por këtë radhë, Rudina një vend e pati bosh. E ftuara nuk erdhi dot, për shkak se e humbi betejën për jetën.

Rudina kishte thirrur për të folur Sasa Hodan dhe Elona Kuburen, të dyja të prekura nga e njëjta sëmundje. Elona nuk arriti të shpëtonte. Vajzat kishin përgatitur një video mesazh gjatë kohës së kurimit në Turqi.

Përshëndetje Rudina, të falenderoj për emisionin tënde, sepse falë tij takova Sasan që më ndihmoi për tu kuruar, thoshte ajo, dhe aty, Rudina nuk i mbajti dot lotët. Vetë Sasa tregoi se Elona ishte rritur në varfëri.

Ajo kujtoi ditën e varrimit, kur nëna e vajzës thoshte mes lotësh, Më fal që të kam vënë në gjumë pa bukë, e të kam nisur në shkollë pa ngrënë. Amaneti I saj ishte një shtëpi për familjen e vet, dhe këtë mori përsipër ta përmbushte Arbër Hajdari i Fundjavë Ndryshe.