I merrte para refugjatëve nga Lindja e Mesme, kapet i riu nga Tirana

354

Transporti i emigranteve kryesisht nga Lindja e Mesme që futen nga Greqia drejt Shqipërisë me objektiv ëndërrën perendimore është bërë një mjet I mirë fitimi për disa shtetas shqiptare në juglindje të vendit.
Mirëpo kjo veprimtari e paligjshme është pikasur nga policia e cila ka organizuar operacionin e koduar “Memëlishti”.

Kësisoj, u arrestua në flagrancë 26 vjecari me iniciale E.D., banues në Tiranë.

Ai u kap nga patrulla e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip furgon, në drejtim të qytetit të Tiranës, 24 shtetas të huaj.

Policia po punon për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.