William Levy poston foton me detajin për Shqipërinë (Foto)

410

Ylli i telenovelave meksikane sapo rrëmbeu përfundimisht zemrat e adhuruesve të tij në Shqipëri: William Levy postoi në rrjetet sociale foton e një anijeje të vogël prej druri, ku shkruhet Albani.

Ndoshta ka qenë dhuratë e ndonjë fansi shqiptar, por fakti që aktori i konsideruar si një meshkujt më seksi të showbizit, e postoi menjehere, ka gëzuar shumë njerëz.

Gjithmonë i lumtur për këto detaje, ka shkruar ai, duke treguar dhe një letër nga admiruesit.