Të shtëna me armë zjarri, plagoset një 19 vjeçar.

365

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Yzberisht, ku një person ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur tek shinat e trenit në Yzberisht, ku i lënduar ka mbetur një 19-vjeçar me inicialet D. V. Burime për Report TV bëjnë me dije se 19-vjeçari ka marrë gërvishtje në dorë nga plumbi.

Po punohet për identifikimin e autorëve, duke qenë se kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar policinë për të shtënat me armë dhe që një makinë po lëvizte me shpejtësi.

Policia pritet të marrë në pyetje 19 vjeçarin, nga dëshmia e tij pritet të zbardhet e plotë ngjarja.