Pas përfundimit të 3shat, ja ku do e shohim Bora Zemanin.

539

Bora Zemani ka qenë një nga emrat më të lakuar kohët e fundit në media, për shkak të projekteve të saj të shumta televizive. Muaj më parë moderatoren simpatike e pamë në një format tërësisht të ri, përkrah binjakëve Donald dhe Romeo Veshaj.

“3-shat” ishte një program që arriti të fitonte vëmendjen e të gjithëve, duke vendosur në qendër humorin dhe intervistat me personazhet e njohur. Me këtë emision Bora vërtetoi dhe njëherë se është shumë e zonja në drejtimin e çdo programi televiziv.

Por me përfundmin e sezonit të “3-shave” nuk mbaron puna e Borës në “Tring”. Drejtuesit e platformës digjitale i kanë besuar moderatores një tjetër program, për të cilin nuk është zbuluar asnjë detaj. Në një poster të publikuar së fundmi Zemani shfaqet brenda një skice design-i shoqëruar me shkrimin: “Mendo… Si do më vishje?”.

Ende nuk dihet për çfarë bëhet fjalë, por mesa duket Bora do të drejtojë një emision të ri që do të ketë të bëjë me stilin dhe modën. Tashmë po presim me padurim të shohim çfarë do të ndodhë në emisionin e ri, ku Bora pritet të japë më të mirën ashtu si çdo herë tjetër.