Kush është njëri nga heronjt që neutralizoi autorin me kallashnikov ?!

438

Teksa e shikon foton, e kupton që personi me syze kurrsesi nuk mund të ishte një banor i thjesht, sado guximtar të jetë. Mënyra se si e ka neutralizuar 31 vjeçarin Fitim Baboçi në Kavajë me kallashnikov, i ka nxjerrë zbuluar eksperiencën e tij 27 vjeçare si ish polic. Ai është Ymer Xhafa, i cili nuk i ka harruar reflekset e një polici dhe ka ndërhyrë në kohë, duke shmangur një tragjedi.

Baboçi qëlloi me kallashnikov në trup 53 vjeçarin Rexhep Tare pas një konflikti të mbartur prej 10 vitesh, por fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.