Java nis e përgjakur, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet.

388

Një person ka vdekur dhe pesë janë plagosur nga dy aksidente që janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër dhe në Milot. Në aksin Shkodër-Lezhë makina e drejtuar nga Rr. B. 26 vjeç banues në Ishull Lezhë ka përplasur një kalimtar për vdekje rreth orës 09:00. Viktima është Zef Uka 63 vjeç nga fshati Hajmel i Vaut të Dejës.

Makina që përplasi të moshuarin në Shkodër. Nga të dhënat e para mësohet se Uka i ka prerë rrugën makinës, që e përplasi për vdekje. Aksidenti i dytë është regjistruar në aksin Milot-Mamurras në afërsi të kryqëzimit të Patokut. Një makinë ku po udhëtonte një familje nga Kukësi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat.

Në makinën tip Ford me targa AA 453 HI kanë qenë pesë persona, drejtuesi Drilon Çengu 30 vjeç me prindërit, bashkëshorten dhe fëmijën e vogël. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.