Vritet halla, ndërsa nipi plagoset me armë në derë të shtëpisë.

549

Vritet në një atentat për hasmëri, halla e njërit prej anëtarëve të bandës së Niklës, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë me armë, Mariglen Haka, 23-vjeçari i arrestuar në 2018-ën në operacionin e bujshëm të forcave RENEA që rrethuan fshatin e Fushë-Krujës duke zbuluar armatime, municione e drogë.
Mariglen Haka mbeti i plagosur me armë pak para mesnate teksa ndodhej në derën e shtëpisë, ndërsa plumb mori edhe halla e tij. Shpresa Basha ndërroi jetë në spital, ku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Report TV përcolli pamjet ekskluzive teksa të plagosurit mbërrijnë në urgjencën e spitalit të Traumës, ku i solli me makinë private, Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Edhe vetë Valter Bami është pjesë e grupit të arrestuar të bandës së Niklës në 2018ën. Dyshimet e para të policisë, janë se kemi të bëjmë me një atentat të mbetur në tentative për motive hasmërie.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.