Shqipëria nuk gjen qetësi, lëkundje të tjera gjatë natës

281

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në Shqipëri.

Pas tërmetit me magnitudë 5,8 të shkallës Rihter pasditen e së shtunës, janë ndjerë dhe një sërë lëkundjesh të tjera gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Lëkundja më e fundit është shënuar në orën 06:46, me magnitudë 3,7, 6 kilometra nga veriu i Durrësit dhe me një thellësi 44 kilometra.

Lëkundja e parë për ditën e dielë është ndjerë në orën 00:07.

Nga tërmeti i parë i shënuar në orën 16:04 të së shtunës, vendi ynë është lëkundur plot 17 herë të tjera nga tërmete me magnituda më të vogla.