Sërish lëkundje të forta tërmeti

416

Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme pak pas orës 22:00.

Tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.5 dhe me epiqendër 5 kilometra në perëndim të Vorës.

Pasditen e së shtunës Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 duke shkaktuar shumë dëme material dhe disa të lënduar.