Pse u mbyll ky televizion shqiptar? E çfarë do të ndodhë me emisionet dhe stafin?

415

Në kulmin e programacioneve televizive, tashmë kur një pjesë e mirë e formatave të emisioneve e prezantuesve janë konfirmuar sepse shtatori shënon edhe nisjen e sezonit të ri televiziv vijnë edhe zhvillime krejt të papritura. Po flasim për IN TV, televizioni i cili ndër vite ka sjellë në vëmendjen e audiencës shqiptare emisione të suksesshme dhe protagonistë VIP, prezantues të njohur e personazhe të spikatur që kanë marrë vëmendjen absolute të teleshikuesve.

Por, nëse ka diçka për të cilën po flitet së fundmi, ai është lajmi i largimit të mundshëm të moderatores Fatma Methasani nga emisioni Fun Day. Fillimisht, u mendua se një shtatzëni e prezantueses mund të jetë shkaku i largimit të saj nga ekrani, por e vërteta qenka krejt ndryshe.

Sipas disa burimeve ekskluzive për Blitz.al, televizioni “IN TV” është drejt mbylljes dhe nuk do të ketë praktikisht një sezon të ri. Mbyllja e këtij televizioni duket se ka ardhur pas vendimit të tërheqjes së pronarit të ri, ndërsa muajt e fundit stafi dhe punonjësit e tij ishin në pritje të një vendimi dhe të shlyerjes së detyrimeve respektive financiare ndaj tyre. Por, vetëm këtë javë atyre u është komunikuar njoftimi për mbylljen përfundimtare të televizionit dhe si pasojë edhe përfundimi i kontratës për gjithsecilin prej tyre.

Ende nuk dihet çfarë do të ndodhë me moderatorët apo emisionet, të cilat ndër vite kanë krijuar një audiencë dhe shikueshmëri të kënaqshme. Mbetet të presim!