Ja shifra marramendëse që paguhet Elvana Gjata në një koncert.

1854

Për tri ditë me radhë në Shkup është mbajtur koncerti Tingujt e Çarshisë, i organizuar nga Qendra Informative Kulturore Shkup. Këtë vit koncerti kishte të ftuar këngëtarë të rinj dhe të njohur nga Shqipëria si Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, LUMI B etj.

Intv.al ka komunikuar me drejtoresha e QIK-ut Sermine Purrini e cila ka treguar se buxheti i këtij manifestimi tre ditorë ishte 3,65 milionë denarë dhe kjo shifër është ndarë mes artistëve të njohur e të rinj.

Më poshtë janë dhe çmimet pa TVSH që këngëtarët e njohur kanë marrë në këtë manifest. Elvana Gjata 11 mijë euro, Dafina Zeqiri 4 mijë euro, Lum Berisha 2500 euro, Ylli Limani 2500 euro.

Ndërsa këngëtarët dhe artistët e rinj që morrën pjesë në këtë manifestim u paguan vetëm 100 euro. Kështu ajo që vihet re është se Elvana Gjata është këngëtarja më e paguar e koncertit dhe se ajo ka marrë 4 fish më shumë se Ylli Limani, një ndër artistët më të njohur e më të kërkuar në koncerte.