Instagram nuk do lejojë më posimin e …..

429

Postimet që promovojnë humbjen e peshës dhe operacionet plastike kanë pushtuar Instagramin dhe po i shohim çdo herë e më shpesh. Por duket se rrjeti i fuqishëm social do të marrë masa kundër këtyre postimeve që shkaktojnë një ndikim negativ për imazhin që njerëzit krijojnë për trupin e tyre. Sipas një risie që Instagram do ta vë në zbatim shumë shpejt, këto postime nuk do të jenë të dukshme për njerëzit nën 18 vjeç. Ndërsa në raste të tjera, për shembull kur reklamohen produkte magjibërëse, postimet do të fshihen fare nga Instagrami.

Sipas kushteve dhe rregullave të Instagramit këto postime nuk janë lejuar kurrë, por kohët e fundit kanë pasur një rritje dhe reklamim të madh nga VIP-at duke u bërë shqetësuese. Kjo risi do të zbatohet edhe në Facebook, më mënyrë që ti bëjë rrjetet sociale një vend më pozitiv. Po ashtu, risia synon të reduktojë presionin që shumë njerëz ndjejnë si rezultat i disa postimeve në rrjetet sociale.

Motrat Kardashian-Jenner njihen për reklamimet e këtyre produkteve dhe debatet që kanë shkaktuar kanë qenë të shumta. Megjithatë, tani e tutje nuk do të na duhet të shqetësohemi më për këtë gjë.

If celebs and in