Ermali Mamaqi: Ja si shpëtova pa ngrënë dru…

413

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi po shijojnë pushimet në njërin prej vendeve më të bukur të Italisë, në ishullin e Kaprit, e padyshim, rasti e do që e gjithë kjo aventurë e mrekullueshme të dokumentohet sic duhet.

Ndaj Ami ka kërkuar të realizojë foton perfekte, dhe detyra për ta bërë një gjë të tillë, sigurisht I takonte Ermalit, I cili shpenzoi plot një orë për këtë qëllim. Në fund, ka vendosur të japër një këshillë për të gjithë personat e interesuar.

Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer. Bëni një Master, Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi.

Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktojë dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë. Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola… dmth ja dola që mos të ha një super dru… amardatoska të dua, ka shkruar ai.