Vdekja e 13 vjeçarit, Blerina Bombaj: Mos ju jepni bicikleta fëmijëve në këtë vend te papërgjegjshmish.

684

Sot Domja është në zi, një djalë 13 vjeçar është përplasur nga një makinë me shpejtësi, teksa bënte xhiro me një biçikletë që ia kishin blerë vetëm 2 ditë më parë. Jam pa fjalë, shkruhet në foton e publikuar.

Ndërsa më tej Bombaj vijon, Djali ka nderruar jete ne moment, dje rreth ores 10 e 30. Eshte derguar ne spital nga kalimtare, pasi makina eshte larguar, dhe prinderit e kane marre vesh ne mbasdite vone, duke menduar se femija ishte ne shkolle. Jam thellesisht e trishtuar, nuk gjej fjale ngushellimi! Por dua tju bej thirrje prinderve, mos ju jepni bicikleta femijeve ne kete vend te papergjegjshmish.