Trupa gjykuese e tërhequr për vendim prej 4 orësh, si po e pret Tahiri? Në Gjykatë i rrethuar me mbështetës

372

Teksa pritej të dilnin me një vendim në orën 16:00, treshja e gjyqtarëve Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka, është tërhequr për të marrë vendim, por ende nuk e ka dhënë atë.

http://www.focus24.info/wp-content/uploads/2019/09/video-output-a0423861-0960-4660-a607-fc6590c5de13.mov

Ish-ministri Saimir Tahiri, avokatët, prokurorët, e mbështetës të tij janë ashtë ambienteve të sallës së gjyqit, brenda Gjykatës për Krime të Rënda, në pritje të vendimit për ish-ministrin e Punëve të Brendshme dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Në ambientet e Gjykatës ka shumë mbështetës të Tahirit, ndërsa është e pranishme edhe një përfaqësuese e ambasadës amerikane në Tiranë. Në këto foto, Tahiri shihet teksa pret i qeshur vendimin, që është ende në pritje prej 4 orësh.