Në kërkim për mashtrim, arrestohet 30 vjeçari

346

Policia e Fierit në bashkëpunim me atë të Beratit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim për “Mashtrim”.

Shtetasi i arrestuar është A.Z., 30 vjeç, banues në Berat.

Ndalimi i këtij shtetasi, sipas policisë, u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi” pasi 30-vjeçari në Qershor 2019 i ka marë me anë të mashtrimit një sasi parash shtetasit P.B.