Kokaina te bananet, ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj

311

Arbër Çekaj, pronari i kontejnerit ku u sekuestruan 613 kilogram kokainë është ekstraduar në Shqipëri. Ekstradimi i tij nga Gjermania u bë pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Gjermani.

Çekaj u arrestua në mars të vitin 2018 në një provincë të Dyseldorfit. Ai fillimisht kërkoi azil me pretendimin se i rrezikohej jeta në Shqipëri.

Në operacionin policor “Snow” policia sekuestroi 613 kilogram kokainë në një kontejner që transportonte banane. Për këtë sasi droge u arrestuan Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontejnerët me banane dhe kokainë drejt magazinave të Arbri Garden në Maminas.

Kjo u konfirmua ne një dalje për mediat nga zv. drejtoresha e policisë së shtetit, Aida Hajnaj, e cila njoftoi po ashtu arrestimin e dhjetëra personave të tjerë gjatë disa operacioneve të Interpol.