Presidenti Meta i mbyll gojën Komisionit Hetimor, dorëzon dokumentin sekret

350

Presidenti Ilir Meta, i ka dorëzuar Komisionit Hetimor informacionin sekret që i kishte dërguar SHISH lidhur me trazirat që mund të kishte në muajin qershor, përfshirë edhe djegien e Kuvendit më 8 qershor.

Në seancën e zhvilluar sot, Manja konfirmoi se materiali i është vënë në dispozicion, por deputetët ende nuk janë njohur me këtë material, pasi shumë prej anëtarëve nuk kanë certifikatë sigurie.

”Më 13 shtator ka përfunduar proceduara e plotë e vënies në dispozicion të këtij materiali nga ana e Presidentit”,- u shpreh Manja.

Në këtë mënyrë Meta u jep fund të gjitha zërave që pretendonin se ai kishte gënjyer, lidhur me indiciet se mund të kishte djegie të godinës së Kuvendit në protestën e opozitës të paralajmëruar në 8 qershor.