Me foton e Enver Hoxhës në ceremoninë që organizonte bashkia.

377

Ceremonia e 75 vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës tek varrezat e Dëshmorëve të rënë për atdheun, u shoqërua me një incident, ku disa ithtarë të ish diktatorit Enver Hoxha u shfaqën me foton e tij.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Bashkisë së Gjirokastrës, Kudret Alikaj, i ka kërkuar të moshuarit të largojë nga ceremonia që kishte organizuar Bashkia, foton e ish-diktatorit komunist.

Por teksa është munduar ta largojë pa shkaktuar incident, Kudret Alikaj, është shprehur Është ceremoni zyrtare, të lutem më prish punë. Edhe unë mbase e dua më shumë se ty komandantin, por është ceremoni zyrtare.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, përfaqësues të pushtetit vendorë, familjarë dhe pjesëtarë të partisë komuniste.