Aksidentohet për vdekje një 16-vjeçar

343

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në rrugën nga Kamza për në Rinas, ku një 16-vjeçar që po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë, duke ndërruar jetë.

Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident, shtetasin 25-vjeçar me inicialet A.H. Ndërsa viktima është i mituri O.Ç.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende nën hetim.