Basha nga Shkodra: Krizën e zgjidhin shqiptarët, jo ndërkombëtarët

77

Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi këtë të martë një takim me kyebashkiaken në largim të Shkodrës, Voltana Ademi.

Në një prononcim për mediat pas takimit, kreu demokrat nuk I kurseu akuzat në drejtim të qeverisë në lidhje me krizën politike në vend. Sipas Bashës, zgjidhja për t’I dhënë fund krizës në vend është në dorë të shqiptarëve dhe jo ndërkombëtarëve.

Ai tha se opozita e bashkuar joparlametare do të vijojë betejën e saj deri në fund me qëllim çlirimin e politikës nga krimi.

“Do të vazhdojmë betejën deri në fund për të çliruar Shqipërinë nga politika e lidhur me krimin. Ky është qëllim që bashkon gjithë shqiptarët e ndershëm. As Rama e as organizata e tij kriminale nuk kanë as përgjigje dhe as zgjidhje për Valdrin Pjetrin, Kajmakun, apo Babanin. Rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë sa më e mundshme dhe e shkurtër.

Kjo situatë e mundimshme ekonomike që është produkt i krizës ekonomike nuk mund të zgjasë dhe triumfi mbi të keqen nuk do të vonojë. Shkodra ka qenë dhe është simbol i pathyeshmërisë para të keqes. Ska zgjidhje nga jashtë. Zgjidhja do të vijë nga brenda. Jashtë kemi pasur miq, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimë apo duke parë nga qielli. Zgjidhet duke marrë në dorë fatet tona”