Lule bliri dhe mjaltë, kura për një shëndet të mirë, ja për çfarë shërben

545

Pemët e blirit janë mbase pemët me aromën më të këndshme. Lulet dhe gjethet e kësaj peme kanë gjetur përdorim në mjekësinë popullore që në lashtësi. Mbase kjo është dhe një arsye se pse qytete të shumta në Shqipëri dhe botë kanë të zbukuruara parqe dhe rrugë me këtë pemë të hijshme.
Përveç vetive qetësuese, dhe si burimi plot nektar për bletët, lulet e pemës së blirit përdoren edhe për të përgatitur kurën natyrale që lufton migrenën dhe dhimbjen e kokës në përgjithësi. Nëse jetoni afër pemëve të tilla mund të keni mundësinë për të mbledhur disa nga lulet e blirit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga vetitë e luleve të blirit është që ul presionin dhe inflamacionin e venave të gjakut.

Kjo, duke parandaluar bllokimet e kapilarëve që rezultojnë në dhimbjet e kokës. Kur kombinohen me mjaltin, i pasur me minerale që ndihmojnë qarkullimin e gjakut në tru, krijon një përbërje perfekte për luftimin e dhimbjeve të kokës.

Përbërësit që ju nevojiten:
Lule Bliri të freskëta
Mjaltë
Një kavanoz qelqi
Mënyra e përgatitjes:
Mbusheni me kujdes kavanozin me lulet e freskëta ose të thata të blirit, kujdesuni që të mos i prisni shumë apo copëzoni.

Pasi të keni krijuar një shtresë me më shumë se gjysmën e kavanozit me këto lule, hidhni mjaltin deri sa ti mbuloni të gjitha lulet.
Mbylleni kavanozin në mënyrë që të mos marri ajër.

Kështu era e luleve të blirit të përthithet e gjitha nga mjalti.
Duhet ta lini 2-4 ditë, në mënyrë që shija të jetë akoma dhe më e fortë.
Herë pas here mundohuni ta ktheni kavanozin përmbys, në mënyrë që përbërja të jetë sa më homogjene.
Pas disa ditësh, më në fund mjalti me lule bliri do të jetë gati për t’u shijuar.

Nëse doni mund t’i kulloni lulet e blirit, ose mund t’i lini në mjaltë.
Si mund të konsumohet?
Personat që vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës, të konsumojnë një lugë nga ky mjaltë para çdo vakti, dhe një para se të flenë.
Kjo kurë rekomandohet për të paktën 30 ditë shkruan AgroWeb.org.

Mjalti me lule bliri mund të përdoret dhe për një mëngjes plot shije duke lyer fetat e bukës së thekur ose të spërkatni frutat.
Madje mund dhe ta përdorni për të shoqëruar dhe petullat apo ëmbëlsirat e tjera duke i dhënë një shije unike.