Drama e ditës së parë të shkollës! Mbyllen 3 në veri, zhvendosje në 4 të tjera. Shkak, numri i ulët i nxënësve

343

Tre shkolla të arsimit 9-vjeçar janë propozuar për t’u mbyllur në qarkun e Kukësit, ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë nxënësit janë ulur për herë të parë në banka për këtë vit.

Dosja.al mëson se arsyeja e mbylljes së këtyre shkollave është numri i vogël i nxënësve. Zyra Arsimore Kukës njofon se bëhet fjalë për shkollat 9-vjeçare: “Nimqe”, nxënësit e të cilës do të transferohen në Shkollën e Topojanit.

Për shkollën e fshatit Pistë Njësia Administrative Malzi, nxënësit e të cilës do të transferohen në Shemeri dhe për shkollën e fshatit Ujmisht nxënësit e të cilës do të transferohen në Malqenë.

Ndërkohë Zyra Arsimore Has bën me dije se 2 shkolla janë propozuar për tu mbyllur për shkak të numrit të ulët të nxënësve, por këtë radhë bëhet fjalë vetëm për nxënësit e klasave të gjashta deri të nënta të fshatit Mujë.

Përsa u përket nxënësve të ciklit fillor do ta zhvillojnë mësimin aty ku janë.

Gjithsesi një problem për këto zona mbetet transporti i nxënësve, pasi nga fshati Mujë deri në qytet ka rreth 12 km rrugë të pa asfaltuar.

Gjithashtu edhe nxënësit e klasave nga të gjashta deri të nënta të shkollës 9-vjeçare në fshatin Zgjeç mendohet të transferohen në shkollën e fshatit Letaj. Edhe në këtë zonë nuk ka mjete transporti pasi shkolla u largohet me 6 km rrugë.

Ndërkohë edhe zyra Arsimore Tropojë bën me dije se është propozuar që nxënësir e shkollës së fshatit Plan të transferohen në shkollën 9-vjeçare në Fierzë. Këtë radhë transporti do të kryhet nga Bashkia, por ky vendim do të merret pas aprovimit të prindërve.