Në kërkim se qëlluan me armë zjarri, arrestohen dy të rinjtë

332

Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë së Kuçovës.

Shtetasit e arrestuar janë: A.P, 34 vjeç dhe A.T, 19 vjeç, të dy banues në lagjen ‘’11 Shkurti’’, Kuçovë.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, më datë 15.07.2019, ka vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’

Këta shtetas në datë 09.07.2019, në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake’’ dhe ‘’Kanosja’’, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal.