Mirë Enver Hoxha, po dizenjatori Edi Rama, çfarë “inati” ka me shtëpinë dhe emrin e Gjergj Fishtës?

487

REFUZOHET PËRSËRI, FONDI PËR RESTAURIMIN/ Qëndrim anti-vlerë, anti-histori e anti-kulturë kombëtare, mbajtur brutalisht nga të gjithë krerët dallkaukë e banditë të politikës shqiptare; të cilëve, do t’u mbetet në histori, vetëm damka e anti-shqiptarizmës, perversitetit, hajdutërisë e krimeve, vilat e sarajet dhe pasardhësit, që shqiptarët do t’i tregojnë me gisht: – “Këtu ka jetuar…”; apo “Ky është i biri, e bija e…. ”

Një infomacion, nga burime brenda Ministrisë së Kulturës, na ka bërë me dije, se Kryeministri Edi Rama, ka refuzuar përsëri, projekt-propozimin e Drejtorisë së Monumenteve, për të restauruar shtëpinë e mbetur gërmadhë, ku ka jetuar At Gjergj Fishta.

Në projekt propozimin e paraqitur në Këshillin e Ministrave (d.m.th tek Edi Rama); drejtoria e Monumenteve të Kulturës, kishte planifikuar 5 milionë lekë të reja, për rikonstruksionin fizik të shtëpisë ku ka jetuar At Gjergj Fishta; por nga kabineti kryeministror, i është kthyer përgjigje kundërshtuese.

Sipas informacionit, rikonstuksioni ishte parashikuar, të bëhej me dy faza: Përurim nisje punimesh në datën 23 tetor 2019, me rastin lindjes së At Gjergj Fishtës dhe përurim restuarimi, në datën 30 dhjetor 2019, që është dita e vdekjes së tij, si simbol nderimi brenda atmosferës së Krishtlindjeve e prag-festës së ndërrimit të viteve.

Mirëpo ky projekt u refuzua edhe këtë here; qëndrim që është mbajtur nga të 6 kryeministrat e 28 viteve të trazicionit; të cilët, nga çdo buxhet vjetor i Monumenteve të Kulturës, kanë hequr vetëm fondin, për restaurimin e banesës së At Gjergj Fishtës.

Mirë pushteti komunist 47-vjeçar, që e kishte shpallur “armik” dhe i nxori eshtrat nga varri e ia hodhi në lumë, ndërsa banesën ia ktheu në depo kashte; po kryeministrat “anti-komunistë të demokracisë”, çfarë “inati” kanë me shtëpinë, emrin dhe veprën e shquar mbarëkombëtare, të At Gjergj Fishtës…?