Edhe këtë vit tekstet shkollore plot gabime trashanike (Foto)

535

Një mësuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe Ymer Nurka ka ngritur një shqetësim në lidhje me cilësinë e teksteve. Ai ka zbuluar një gabim trashanik tek Abetarja, e kjo është skadaloze se që në klasë të parë fëmjët mësojnë gjëra të gabuara. Nurka i bën thirrje të gjithë kolegëve të tij që të ngrihen të protestojnë edhe pse e di që ata nuk e bëjnë pasi kanë frikë se mos i largojnë nga puna.

Një prej gabimeve duket qartë dhe është: Emrat ju ua keni vënë. Ndërsa pjesa tjetër nuk është shkruar në mënyrë korrekte. Si mesues i gjuhes dhe letersise Shqipe po me befason ky tekst i zgjedhur keq, tek libri i Abetares. Ndertim jo korrekt i fjalive dhe qe nuk zgjojne asnje emocion tek femijet.

Natyrshem lind pyetja Cilet jane ata kompetente qe na imponojne keta tekste shkollore te hartuara joprofesionalisht?! Ku shkoi ajo pervoje dhjetra vjeçare, apo edhe Abetarja ishte Marksiste Leniniste?! Po ju mesues te perunjur si nuk protestoni njehere kundrejt ketij sharlatanizmi, apo keni frike se u flakin nga puna?! Jam i sigurte se marketimi i ketij libri i ka kushtuar shtetit miliona, ne nje kohe kur shkencerisht nuk vlen, shkruan Nurka.