Kapet i riu që goditi me sëpatë vajzën dhe gruan e xhaxhait

360

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e 27 vjeçarit M.Ç, autori që qëlloi me bishtin e sëpatës nusen dhe vajzën e xhaxhait.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta.

Shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.