Vinçi i betonit u shkëput dhe plagosi punëtorin.

392

Një person është arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se ditën e djeshme po manovronte një vinç në një pallat në ndërtim, me një pompë për ngjitjen e betonit në lartësi dhe ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke shkaktuar plagosjen e shtetasit PD, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari është B.K, 46 vjeç dhe akuzohet për veprën penale Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa i plagosuri është 49 vjeçari PD dhe pas aksidentit është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se pak kohë më parë një ngjarje tragjike ndodhi në Tiranë për shkak të një incidenti në punë. Nga ky aksident humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 3 të tjerë pas shkëputjes së skelës në një pallat.