Rrahën nusen në Elbasan, gjykata liron burrin, arrest shtëpie për vjehrrin.

350

Dhunimi fizik i nuses së shtëpisë në prezencë të foshnjës 4 muajshe në Elbasan, ka sjellë mbylljen në arrest shtëpie të vjehrrit të të dëmtuarës E.Ibrahimi, shtetasit G.Ibrahimi. Vendimi është marë dje nga gjykata e Elbasanit e cila pasi ka dëgjuar palët e përfshira në këtë konflikt të rëndë familjar, ka vendosur të caktojë masën e sigurisë arrest në shtëpi, për njërin nga tre personat e akuzuar për veprën penale të Dhunës në familje.

Ndërkohë për burrin e vajzës së dhunuar H.Ibrahimi, personi dënuar më parë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje. Babë e bir së bashku me vjehrrën e nuses, akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për Dhunë në familje, pasi rezulton se në datën 5 shtator kanë rrahur njëri pas tjetrit nusen e tyre. Dhunimi i vajzës ka ndodhur në ambjentet e banesës në Elbasan, ku motivacion ka qenë marrja e ujit për të larë foshnjën katër muajshe.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest në burg për babë e bir, por gjykata e Elbasanit në fund ka vendosur të zbusë masat e sigurisë, duke mbyllur në banesë vetëm G Ibrahimin, ndërsa djalin e tij e ka lënë me detyrim paraqitje.