Reagon Agron Llakaj pasi Donaldi, Romeo dhe Flori i imituan të qeshurën.

512

Gjatë xhirimeve të Treshat, binjakët Veshaj dhe Florjan Binaj u kujtuan për bashkëpunëtorin e tyre nga e kaluara, Agron Llakaj. Flori ka punuar me të gjatë viteve që Agroni moderonte Portokallinë madje ai e mori në punë ndërsa binjakët Veshaj gjatë viteve të tyre në Al Pazaar.

Treshja imitoi diçka shumë karakteristike të Agronit të qeshurën e tij. Sipas interpretimit të çunave dhe realitetit, Agroni ngel pa frymë për ca çaste dhe pastaj shpërthen në zë, që i ngjason më tepër një ulërime të vogël se një të qeshure.

Agronit i ra në sy interpretimi virtuoz dhe e ripostoi në Instagramin e tij, bashkë me një kritikë të vogël. Ore çuna Po mundohuni sinkron se kështu si e bëni ju duket sikur unë leh e jo sikur qesh,shkruan ai. Sikur leh dhe jo sikur qesh është gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të përshkruar të qeshurën e humoristit.