Butrint Imeri me të dashur të re?! (Foto)

3250

Mjaftoi një postim i tij në rrjetet sociale që Butrint Imeri të kthehej në lajm dite në mediat rozë. Këngëtari po shijon pushimet në ishullin e mrekullueshëm grek të Santorinit, ku fillimisht u tha se shoqërohej nga Kiara Tito, fjalë të cilat ai i hodhi poshtë e ua vuri kapakun me një postim ku shihej në shoqërinë e një vajze tjetër.

Menjëherë në rrjet nisën të qarkullonin fjalët se vajza është modelja në klipin e tij Dream Girl. Vajza me një fizik të përkryer quhet Ery Viero, dhe jeton në Greqi, ndërsa ndjekësit janë të bindur se Butrinti është pikërisht në shoqërine e saj.