Studimi: Shqiptarët më “krunacët” në Europë

374

Epo edhe këtë se kishim dëgjuar. Një ndër vlerat për të cilat njihemi më shumë është mikpritja por sipas një studimi të kryer kohët e fundit nga Instituti CAF (Charity Aid

Foundation) Shqiptarët rezultojnë si një ndër popujt më kurnacë në Europë. Vetëm 26 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë.

Ndërsa, shqiptarët e Kosovës rezultojnë këtë vit si më bujarët e Ballkanit.

Në studim u shqyrtuan rreth 140 shtete ndër të cilat dhe Shqipëria e cila u rendit në vendin e 108 për sa i përket bujarisë. Më mirë në rajon renditet Kosova në vendin e 66 më pas ndiqet nga Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 90, Mali i Zi i 116-ti, Serbia e 129-i dhe Maqedonia e 130-a.

Ndërsa në vendet që kryesonin si më bujarët në botë ishin:
1. Indonezia
2. Australia
3. Zelanda e Re
4. SHBA
5. Irlanda/ TRING