Gjendet një trupi i pajetë në lumë, policia identifikon kufomën

414

Shërbimet e Komisariatit Librazhd kanë dhënë informacion në lidhje me trupin e pajetë që u gjetë mëngjesin e kësaj të hëne në digën e HEC-it në lumin Rrapun.

Sipas policisë ka qenë roja I digës së HEC-it ai që gjatë mbrëmjes së djeshme ka njoftuar se një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe pas nuk ka dalë më.

Pas marrjes së njoftimit, uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.

Sipas policisë trupi I pajetë I përket shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administative Lunik, Librazhd.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.