Deri në 24 korrik 2022, i vendosur të mbroj Kushtetutën

312

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas raportimit në Komisionin Hetimor ku është shprehur i lumtur që i është dhënë mudësia që të kthehet në parlament.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se deri me 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës.

“Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë,

pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”