Më në fund Bebe Rexha bën ëndrrën e saj realitet.

374

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, po merr pjesë në Javën e Modës, në New York. 30 vjeçarja ishte e pranishme në event e modës Sherri Hill në New York, ngjarje në të cilën ajo u shoqëruar nga e ëma e saj, Bukurije Rexha.

Bebe përveç pjesëmarrjes ka performuar para të pranishmëve, disa nga hitet e saj më të njohura. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka mahnitur të gjithë me interpretimin e saj, ndërsa me një veshje elegante dhe plot stil, vuri në pah linjat e saj trupore.

Të gjitha ëndrrat e mia si adoleshente bëhen realitet sonte. Faleminderit shumë Sherri Hill që më keni ftuar në javën e modës në New York, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e një fotografie të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram nga nata e mbrëmshme.