Gent Zenelaj: Eh çtë bën vajza…

462

Gent Zenelaj nuk lë rast pa shprehur gjithë dashurinë për fëmijët e tij, ashtu sikurse çdo prind. Më e vogla e shtëpisë, Aria që për pak javë do të mbush 4 vjeç, di mirë ti bëjë zbor babi Gentit, e ky i fundit që nuk ia prish asnjëherë qejfin.

Aktori i njohur ka dokumentuar me foto disa momente gazmore me të bijën e cila duket se pëqen shumë filtrat e kafshëve të rrjeteve sociale .

Grimca ime ti, shkruan artisti krah fotove që na krijon idenë se kur është me të bijën e vogël, Genti bëhet njësoj fëmijë si ajo e shijon çdo moment pranë saj.

Larg xhaketës investigative të Stop dhe roleve në teatër, në shtëpi babi Gentin e presin rolet më të bukura që i duhet të luajë për të marrë të qeshurat fëminore të së bijës.