Florjan Binaj i dashuruar pas…

357

Në 2008 Florjan Binaj bleu një katërfenersh dhe aty nisi historia e tij e dashurisë më atë makinë. E mbajti pranë vetes për dhjetë vjet dhe po të ishte në dorën e tij, do ta mbante dhe dhjetë vjet të tjera.

Për fatin tim të keq, ishte lloj i veçantë dhe ishte problem gjetja e pjesëve. Nëse duhet ti ndërroje ndonjë pjesë, shkonte sa qimet e kokës. Ose do e merrje jashtë, ose do prisje të vinte nga jashtë, tregon ai nostalgjik, në Treshat.

Dhe mos mendoni se Flori skishte mundësi të blinte një makinë më të mirë. Thjesht ishte shumë i dhënë pas katërfenershit të tij besnik. Të gjitha investimet shkonin për të. Ai e përshkruan si limuzinë. Kishte një ekran të madh përpara dhe dy ekrane për pasagjerët e pasme. Ka qenë shumë makinë e mirë. E doja shumë, përmbyll ai deklaratën përkujtimore.

Vetëm ky nivel përkushtimi, dashurie, besnikërie, gatishmërie për të bërë përpara është i pranueshëm nga partneri, miq. Mos bini dakord për asgjë më pak.