Kancelarja Merkel do të presë Ramën, zbulohen detaje për takimin

340

Nga Gerta Banushi

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë në një takim kokë më kokë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

 

Vizion Plus mëson se vizita e shefit të qeverisë në Berlin do të nisë pikërisht me takimin me kancelaren gjermane mëngjesin e së premtes në 13 shtator në orën 9:30.  Berlini zyrtar konfirmon se në fokus të takimin do të jenë hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor.

 

MARTINA FIETZ

ZEDHENESE E KANCELARES GJERMANE

Më 13 Shtator, kancelarja do të mirëpresë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Kancelarinë Federale në orën 9:30. Në fokus të diskutimit mes tyre do të jenë çështjet europiane, si dhe marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale.

 

Kryeministri Rama përveç takimit me kancelaren gjermane do të zhvillojë takime edhe me deputetët e grupit më të madh në parlamentin e Gjermanisë CDU/CSU ku pritet të takohet me nënkryetarin si dhe grupet e punës për çështje të Bashkimit Evropian, citon Vizion Plus.

 

Qeveria gjermane dhe aleatet e saj pritet te marrin vendimin për negociatat ne datën 24 shtator ndërsa 3 dite me vone Bundestagu do te shprehet me vote. Një dite me pare Deutsche Welle duke cituar burimet e Unionit CDU/CSU e shpreh se shumica e ligjvënësve gjermane janë te prirur për ti dhënë një PO me kushte Shqipërisë.