Incident para ndeshjes, francezët ngatërrojnë himnin e Shqipërisë

314

Një incident ka ndodhur në fillim të ndeshjes eliminatore mes Francës dhe Shqipërisë.

Organizatorët e ndeshjes kanë ngatërruar himnin e Shqipërisë dhe në vend të tij kanë vendosur një tjetër. 

Lojtarët shqiptarë kanë komunikuar me gjyqtarin kryesor dhe nuk kanë lëvizur nga vendi pa u dëgjuar himni kombëtar. Sipas rregullores, ndeshja nuk mund të fillojë pa u dëgjuar himni i të dy ekipeve.