Rrëzohet dekreti i Metës për kthimin e ligjit për vetëqeverisjen vendore.

308

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit të pushtetit vendor. Gjatë mbledhjes së komisionit të Ligjeve, deputeti i PS, Bashkim Fino, njëkohësisht edhe relator , tha se nga mënyra se si ky relacion është ndërtuar, duket është kundër tij.

Më vjen keq se në të gjithë relacionin po vërej me keqardhje se i gjithë relacioni është drejtuar kundër relatorit. Mesa duket presidenti e paska personale.

Nëse ju e keni personale më thoni që kam relator kushtetues. Presidenti i nderuar ka qenë 4 vjet kryetar kuvendi dhe i di shumë mirë procedurat. Në komision ka një relato.

Edhe komisioni dhe relatori bëjnë ndryshimet e nevojshme. Këtë praktikë e ka ndjekur Meta, po e ndjek dhe unë. unë jam relator kushtetues, tha Fino.