Masakra në Prishtinë, dy të plagosurit ende në gjendje kritike

330

Nën përkujdesje intensive po vazhdojnë të qëndrojnë dy të plagosurit nga përleshja mes dy familjeve Rafuna dhe Mehmeti, që tronditi Prishtinën të enjten. Sipas mjekeve gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë.

Pacientët i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale, por gjendja e tyre është e rëndë.

Ndërkaq sipas prokurorisë dy persona janë arrestuar më herët, ndërsa edhe një person i cili ka qenë i plagosur dhe ndodhet në urgjencë, dyshohet se ka kryer vepër penale e po mbahet nën mbikëqyrje.

Pamjet e publikuara nga mediat kosovare tregojnë qartë momentin kur një person ka qëlluar me arme drejt një qytetari, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë.

Sipas dëshmive të marra nga banorët, konflikti mes dy familjeve lidhet me një çështje pronësie.