Deputetja shqiptare shpallet më e bukura në Ballkan.

385

Deputetja shqiptare Duda Balja është shpallur si më e bukura e Ballkanit. 42 veçarja e Parlamentit të Kosovës është cilësuar nga gazeta gjermane Kosmo si më e bukura e Ballkanit dhe është spikatur edhe më herët për shkak të hireve të saj.

Ish parlamentarja i ka rënë në sy medias gjermane edhe për shkak të pasurisë së majme që zotëron. Sipas të dhënave që disponon gazeta thuhet se Balaj ka një apartament 60 metra katrorë me vlerë prej 80000 euro, një shtëpi 500 metra katrorë, dy zyra me vlerë prej 280000 euro dhe dy vetura me vlerë totale 30000 euro.

Balja është një politikane kosovare me origjinë boshnjake. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Zotëron diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore. Ish deputetja është e martuar dhe ka tre fëmijë, përfundon shkrimi.