Sa % e burrave shqiptarë janë duhanpirës ?!

392

Gjysma e burrave në Shqipëri mbi 15 vjeç pinë duhan. Ndonëse Shqipëria renditet ndër vendet me normë të ulët në krahasim me shtet fqinje së paku në 2016, ku ka të dhëna të vlefshme për të gjitha shtetet.

Ky fenomen është shumë më i përhapur te gjinia mashkullore, ku 50.5 përqind e burrave mbi 15 vjeç pinë duhan, ndërsa të gratë raporti është 7.1 përqind Sipas të dhënave nga Our World in Data gati 1 në 3 shqiptarë pinë duhan. Kjo është norma më e ulët në rajon, megjithatë është mbi mesataret botërore të konsumit, ku përllogaritet se një në pesë të rritur pi duhan.

Mali i Zi, i cili kryeson rajonin, por njëkohësisht renditet vendi i dytë në botë për normën e lartë të të rriturve që pinë duhan. Pas tij renditet Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia me përkatësisht 38.9 përqind.