Ja kujt ja dedikon Fifi fjalët: Mbreti i zemrës time.

422

Fifi publikon shpeshherë foto apo video me pjesëtarët e familjes, por së fundmi ajo i ka dedikuar babait të saj fjalët më të bukura. Ky i fundit feston ditëlindjen dhe këngëtarja shqiptare ka publikuar disa foto kur ishte vetëm një bebe, teksa babai e mbante në krah.

Mbreti i zemrës time, gëzuar ditëlindjen. Të do e vogla jote, deri në pafundësi, ka shkruar Fifi krahas fotove. Ajo dhe babai i saj duket se kanë një marrëdhënia shumë të ngushtë, pasi Fifi e thërret atë me përkëdheli babalushi dhe pavarësisht se ajo tashmë është e rritur, vazhdon të mbetet e vogël për të. Përveç urimit të vajzës së tij, Avniu ka marrë dhe shumë urime të përzemërta nga fansat dhe kolegët e këngëtares. revistawho.com