Edi Rama do të jetë aktor në filmin e ri të Ermal Mamaqit?! Zbulohet e vërteta.

337

Disa orë më parë Ermal Mamaqi ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit së bashku me aktorët gjatë përfundimit me sukses të xhirimeve të filmit.

Së fundmi, jemi habitur të gjithë kur pamë postimin e Ermalit i cili ndau me të gjithë ndjekësit e tij, ku pjesë e kastit të aktorëve të famshëm VIP do jetë edhe vetë Kryeministri Edi Rama.

Në rrjet po qarkullojnë disa foto ku Rama shihet mes kastit të aktorëve, i veshur me të zeza, me një bluzë të kuqe dhe paruke në kokë.
Ai ka vendosur lente në njërin sy dhe me siguri të gjithë do të habiteni me pamjen e tij.

Ende nuk dihet se cili do të jetë roli i kryeministrit në film. Ndërkohë, mbetet të presim derisa filmi I love Tropoja të dalë në çdo kinema.