Sa janë mundësitë që të merrni një vizë për në SHBA?

324

Një raport i publikuar së fundmi tregon se sa ishin në vitin 2018 mundësitë e banorëve në botë për të marrë një vizë aq shumë të dëshiruar amerikane. Vetëm në një vit numërohen 6.4 milion njerëz që kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara me vizë.

Viza e kategorisë B është e zakonshme për udhëtime biznesi, turizëm ose të dyja bashkë edhe për trajnime mjekësorë ose profesionale. Nga të dhënat shihet se më shumë se gjysma e shqiptarëve që kanë aplikuar kanë mundur të marrin një vizë të tillë. Rezulton se vetëm 41.9 përqind e shtetasve tanë janë refuzuar, ndërsa të tjerët ja kanë dalë të udhëtojnë për në SHBA.

Gjithësesi nuk bëjmë pjesë tek grupi i shteteve më të refuzuara po jemi diku në mes të listës në vendi 61. Refuzimet kanë qenë të konsiderueshme për më shumë se 50 vende të botës. Numrin rekord i refuzimeve për vizë amerikane e mban Somalia dhe Irani. Sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shtetit shkalla mesatare e refuzimit për vitin 2018 ishte 32.4 përqind.